Rreth Izolimi-t

Ndihemi kranare që gjatë historikut tonë kemi qenë në pozite të mirë për ti ofruar klienteve tanë zgjidhje profesionale, korrektesi dhe besnikeri, keshtu do te jetë edhe e ardhmja.

Pyetje

Izolimi  është kompani e cila u themelua si biznes familjarë në vitin 1993 nga z.HalitRama. Si veprimtari fillestar përfshiheshin sistemet hidroizolues, e që brenda një kohe të shkurtë u zgjerua ne fushë- veprimtari tjera siç janë: tregtimi i produkteve të ndryshme në fushën e ndërtimit, sisteme te kulmeve te rrafshëta, nivelime,dysheme industriale etj.

Gjatë dy dekadave të fundit Izolimi është shfaqur si një nga kompanitë më të respektuar kontraktuese në Kosovë. Në fushën e ndërtimit komerciale dhe institucionale, ka dëshmuar aftësinë për tu marrë me projekte të mëdha komplekse dhe ti përfundoj me sukses brenda afatit dhe buxhetit në nivelin më të lartë të cilësisë.

Reputacioni ynë në rritje për përsosmëri, shkathtësi dhe përgjegjësi, vjen si pasojë e natyrshme e vlerave që kanë udhëhequr kompaninë tonë që nga themelimi i saj. Këto përfshijnë entuziazmin dhe energjinë për atë që ne bëjmë, ndjeshmëri për nevojat e klientëve tanë, gatishmëri për të pranuar përgjegjësi të plotë dhe një zejtari burrash krenar, duke e ditur se ajo që ne ndërtojmë do të zgjasë për brezat.

Izolimi, në fund të fundit është një organizatë shërbyese, dhe ne besojmë se nuk ka dëshmi më të mirë se angazhim ynë për shërbimet tonacilësore se sa një projekt i cili tregon integritetin ndërtues të tije. Ajo që ne besojmë se është unikepër ne është angazhimi ynë për ndershmëri, ndjeshmëri për konsumatorin, afatet kohore dhe projekte të cilësisë së lartë.

PARTNERET